Meghan dhe Kate kanë ndarë të njëjtën gjë por askush nga ne nuk e dinte

Teksa po ëndërronit me sy hapur për garderobën e Meghan Markle, ju shpëtoi nga sytë truproja e saj. Emri i truprojës, që meqë ra fjala është grua, nuk u bë i njohur për arsye sigurie. Sidoqoftë, u kthye në qendrën e vëmendjes këtë javë kur Meghan u gjend në rrezik në Fiji.

Vizita e Dukeshës së Sussex në një treg lokal në Suva, kryeqytetin e Fijit, përfundoi papritur pasi rreth saj u mblodh një turmë më e madhe njerëzish nga ç’parashikohej, duke u kthyer kështu në rrezik për sigurinë e saj. Vizita e Meghan-it në treg ishte pak kaotike, por truproja i hapi rrugën dhe eleminoi çdo pengesë.

Kjo mund të jetë hera e parë që e shohim truprojën në fjalë, por ajo punon për Meghan prej muajsh, sipas Daily Mail. Besohet se do ta shoqërojë çiftin përgjatë gjithë turneut mbretëror.

Meghan s’është e vetmja anëtare e familjes mbretërore që punëson një truprojë femër. Rreshterja Emma Probert u caktua të mbrojë Kate Middleton në 2010-n pasi u shpall fejesa e saj me Princin William.

Edhe Camilla, Dukesha e Cornwall, ka në truprojë femër. Në 2016-n, gjatë një vizite në Emiratet e Bashkuara Arabe, Camilla punësoi një skuadër sigurie të përbërë vetëm nga gra.
Shtuar më 25/10/2018, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori