Meghan bën daljen e parë si Dukeshë, vetëm 3 ditë pas dasmës madhështore
Pëlqej
Vetëm 3 ditë pas dasmës Meghan Markle ka bërë daljen e saj të parë publike si dukeshë.

Ditën e sotme 36- vjeçarja dhe bashkëshorti i saj Harry kanë qenë të pranishëm në një ceremoni e cila është mbajtur në nder të 70- vjetorit të princit Charles.

Dukesha e Sussex- it kishte veshur një fustan me detaje transparente në tonalitetetin e ngjyrës së bardhë, të kombinuar e një kapele në po të njejtin tonalitet ngjyre shkruan anabel.

Kjo dalje e çiftit tregon se ata i kanë shtyrë planet për muaj mjalti, kushtëzuar nga disa detyra mbretërore të cilat duhet t’i kryejnë. Këtë e ka aprovuar zyrtarisht edhe pallati mbretëror, duke lajmëruar se ky muaj mjalti është shtyrë.
Shtuar më 22/05/2018, ora 18:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori