Kulusevski “shuplak” Juventusit: Zgjedhja më e mirë që u largova nga ai klub

“Gazzetta dello Sport” ka intervistuar Dejan Kulusevski.

I spikatur te Parma, trasnferimi i tij te Juventus ngadalësoi rritjen e tij dhe tashmë kalimi i tij te Tottenham e ka futur në shinat e duhura.

“Mendërisht kam shkuar dhe kam dalë gjithmonë në fushë për të dhënë më të mirën. Te Juventus, megjithatë, nuk funksionoi pavarësisht angazhimit tim, siç bëj gjithmonë.

Sigurisht që te Juventus nuk jam ndjerë shumë mirë për arsye të ndryshme dhe kur e kupton që gjërat nuk po shkojnë mirë, atëherë është e vështirë të ndryshosh kursin duke mbetur në të njëjtin ambient.

Kështu që zgjedhja për t’u larguar nga Italia ishte më e mira që mund të kisha bërë, largimi nga Juventus ishte zgjedhje e mirë”, është shprehur suedezi./h.ll/albeu.com


Shtuar 26.09.2022 10:34