Mediat ndërkombëtare për Arilenën: Nuk ka Eurovision pa baladën e saj
BBC i ka kushtuar një artikull Eurovision 2020 dhe sigurisht pjesë e këtij artikulli është edhe këngëtarja shqiptare, Arilena Ara. BBC shkruan se Eurovisioni nuk mund të ishte Eurovision pa baladën e saj.

artikull, BBC zbulon se kënga e Arilenës në anglisht do të mbajë titullin "Scream" (Ulëras). Në artikull shkruhet se Arilena ka shumë shanse të renditet në Top 5.

Shkrimi i BBC: "Eurovisioni nuk mund të jetë Eurovision pa baladën e Arilena Arës. Kënga e saj mban titullin "Scream" dhe ajo performon me nota të larta. Që kur ka fituar "X Factor Albania" në vitin 2013, ajo është bërë një nga yjet më të famshëm në vendin e saj, me 1.1 milion ndjekës në Instagram.

Kënga e saj "Nëntori" ka qenë hit në Rusi dhe Rumani, që do të thotë votuesit atje e njohin. "Shaj" është një nga këngët e preferuara dhe mund të renditet në Top 5".

Shtuar më 28/02/2020, ora 09:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori