Mediat italiane po "ziejnë", bashkëshorti ka tradhëtuar Belen Rodriguez me moderatoren (FOTO LAJM)

Alessia Marcuzzi, Stefano De Martino, Belen Rodriguez

Mediat italiane po ziejnë, për një tradhti të pretenduar, mes tre personazheve të njohur në vendin fqinj.

Balerini Stefano De Martino që është në lidhje me të famshmen Belen Rodriguez, raportohet se e ka tradhtuar këtë të fundit me moderatoren e njohur Alessia Marcuzzii!

Sipas mediave italiane, kjo është arsyeja e fundit të bujshëm të një lidhjeje që ishte në qendër të vëmendjes në Itali prej kohësh, me të gjithë ulje-ngritjet e saj.

De Martino reagoi në Instagram duke e quajtur qesharak dhe “fake neës” një pretendim të tillë.

Ai këmbëngul se është mik i ngushtë i Marcuzzit dhe bashkëshortit të saj Paolo Calabresi-t (edhë për këta është folur prej një kohe të gjatë se janë në krizë).

Por Dagospia, faqja e parë që botoi lajmin, nuk lëkundet nga e vetja dhe thotë se Belen i ka zbuluar tradhtitë e përsëritura të partnerit përmes iPad-it të tij të lidhur me telefonin e saj celular.

Shtuar më 07/07/2020, ora 15:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori