Mediat italiane: Elhaida Dani, fituese e "The Voice"
Pëlqej
Ehaida Dani
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Mediat italiane shkruajnë se fituesja e talent show-t "The Voice of Italy" me shumë mundësi, do të jetë pikërisht 20-vjeçarja nga Shkodra Elhaida Dani. "Rete 24", në një artikull online shprehet se "këngëtarja e re, e lindur dhe e rritur në Shkodër, ka një zë të bukur e të fuqishëm, por ajo që bën më shumë përshtypje është fakti që ka marrë pjesë në disa talent show në vendin e saj".

Në shkrimin mbi Elhaidën përmendet pjesëmarrja në "Star Academy" dhe fitoret e saj në festivalin "Top Fest" dhe në "Champions League" në Rumani. "Elhaida duket super e favorizuar për të fituar këtë edicion të "The Voice", megjithëse thuajse gjithmonë ka kënduar në anglisht", shkruan "Rete 24".

Të enjten, më 30 maj do të transmetohet në televizionin italian "Rai 2" nata finale e talent show-t "The Voice of Italy". Do të garojnë midis tyre katër këngëtarët e mbetur në skuadrat e Piero Pelu, Rafaela Carra, Noemi dhe Ricardo Cocciante. Këngëtarja shqiptare është e përzgjedhura e Cocciante-s. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2013, ora 12:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian

Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian