Mediat greke çfarë nuk paskan shkruar për Taynan, lënë "gojë hapur" reperen (FOTO LAJM)

Suksesi i Tayna-s duket se i ka kaluar trojet shqiptare dhe fama e talenti i saj kanë arritur deri në Greqi!

Vetë reperja ka ndarë në Instagram një foto të një artikulli të shkruar nga mediat Greke dhe megjithëse nuk e kupton se ç’kanë shkruar, ajo i falenderon ata.

“Nuk ia kam idenë se ç’po thonë, por faleminderit Greqia.”- shkruan Tayna, duke i bashkëngjitur një zemër të kuqe.

Sipas “Xing.al”, në fakt mediat e huaja e kanë cilësuar Tayna-n një Nicki Minaj shqiptare.

“Foureira kush? Njihuni me Taynan. Nicky Minaj-n e Shqipërisë.”- shkruhet në artikull.

Ndër të tjera, në lajmin për reperen shkruhet se përveç shqiptarëve që po bëjnë namin nëpër botë me këngët e tyre, shumë artistë shqiptarë po bëjnë namin në Shqipëri dhe ndër to është Tayna, e cila është një Nicki Minaj shqiptare.

Goxha vlerësim, apo jo?

Shtuar më 29/08/2019, ora 09:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori