Mediat futin në “sherr'’ Bregun me vajzën e saj
E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, është ndalur të komentojë edhe raportin e saj me vajzën Kejdën.

Kjo për vetë faktin se Kejda shpesh herë ka përfunduar lajm në portale.

Vetë Bregu e pranon se të tilla lajme e shqetësojnë. Madje ish-deputetja rrëfen edhe një moment kur është “përplasur” me të bijën për këtë fakt.

“Një ditë ma mbylli gojën. Kishte publikuar një foto duke ecur rrugës dhe portalet shkruanin se bën shoping. Unë që flas me të dhe i them nuk gjeje dot një vend tjetër për të kaluar? Po aty e kapa që thashë një budallallëk.

Ndërsa Kejda më tha pse kërkon të më kushtëzosh lirinë. Aty i thashë vetes qetësohu. Por më shqetësojnë lajmet e portaleve”, tha Bregu. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2018, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori