Media britanike shkruajn për këngën e Bushpepës
Ndërsa shumë persona u shprehën mosbesues për konkurrimin e tij në “Eurovision”, portali britanik “Metro” vlerësoi performancën e këngës “Mall” të Eugent Bushpepës.

Shtetet pjesëmarrëse në festivalin Europian, si çdo vit, zhvillojnë promovimin e këngëve të tyre në vende të ndryshme të Europës dhe përfaqësuesi ynë ka tërhequr vëmendjen e britanikëve.

Në një artikull ku komentohen të gjitha performancat pas promovimit në Amsterdam, Shqipëria cilësohet si një ndër më të mirat së bashku me Mbretërinë e Bashkuar, Spanjën, Finlandën dhe Australinë.

“Surpriza e mbrëmjes ishte Shqipëria. Performanca e Eugent Bushpepës me këngën ‘Mall’ shkoi shumë mirë dhe u prit shumë mirë nga publiku i Amsterdamit. Ishte një nga këngët e para që duhej të zgjidhej”, shkruan Metro.

Kujtojmë se Eugent Bushpepa këndon i treti në natën e parë të gjysmëfinales së Eurovizion, më 8 maj në Lisbonë.
Shtuar më 18/04/2018, ora 15:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori