Më vodhi kartën e kreditit! Plas "bomba" tjetër nga Gjermania për Loredanën (FOTO LAJM)

Një tjetër akuzë është hedhur nga Loredana Zefit dhe njërit prej vëllezërve të saj. Mediat zvicerjane "20min.ch" i referohet një tjetër rasti mashtrimi sipas saj duke theksuar se marrja e 900 mijë frangave nga çifti Petra dhe Hans nuk është një rast i izoluar, raporton Albeu.com.

Gazeta i referohet dëshmisë së një modeleje gjermane të quajtur Dorentina V*. sipas të cilës Loredana i mori të dhënat e kartës së kreditit dhe ia kaloi të vëllait të saj, i cili mëpas kreu disa blerje përmës saj duke luajtur edhe kumar.

Ngjarja ka ndodhur në 2 korrik sipas vendimit të gjykatës të publikuar nga gazeta kur Dorentina ishte duke bashkëpunuar me Loredanën për një klip të Ylli Limanit.

Sipas Dorentinës, ato ishin njohur në kuadër të këtij klipi dhe fillimisht Loredana ishte e ngrohtë me të dhe bashkëpunuese, ndërksa thekson se nuk e njihte këtë anë të errët të saj.

Për vjedhjen e të dhënave të kartës së Dorentinës për njërin prej vëllezërvë të Loredanës, të cilit gazeta ia fsheh emrin dhe e quan Qendrim, ka vendim gjykatë duke u dënuar me 560 franga gjithsej.

Me kartën e Dorentinës, vëllai i Loredanës kishte luajtur kumar dhe kishte blerë një biletë avioni Zvicër-Kosovë. /albeu.com/

*Gazeta i ka fshehur emrin. Fotografja është Esa Vokshi, e cila e ka rrëfyer vetë këtë histori

Shtuar më 09/05/2019, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori