Favorizuan kultivimin e kanabisit, ndalohen 13 policë, mes tyre zv.drejtori, Hajri Kushe

13 drejtues dhe punonjës të  Policisë së Shkodrës janë shoqëruar në komisariat dhe janë vënë nën hetim nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Mes të shoqëruarve është edhe zëvendës drejtori i policisë së Shkodrës Hajri Kushe. Efektivët dyshohet kanë favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në Njësinë Administrative Ana e Malit Shkodër, si dhe kanë neglizhuar me dashje marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin, evidentimin e kultivimit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve

Ata dyshohet se janë përfshirë në hetimet për aksionin e uniformave blu për kanabisin në Obot të Velipojës gjatë muajve gusht-shtator.

Ndërkohë prej disa ditësh policia ka nisur kontrolle me dronë me qëllim identifikimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike.

Kujtojmë se disa operacione janë kryer edhe në Skrapar, Elbasan, Krujë dhe Lezhë./albeu.com/