Ministri grek në zonat e prekura nga tërmeti, homolugu turk e falenderon: Greqia, fqinj i vërtetë

Vizita e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi këtë të diel, duket se e ka kthyer në rrugën e duhur “diplomacinë e tërmeteve” midis Greqisë dhe Turqisë.

Simbolika e përqafimit  që patën të dy ministrat e jashtëm në aeroportin e Adanas ishte e lartë, ndërkohë që deklaratat e tyre treguan gjithashtu se Athina dhe Ankaraja janë të gatshme të kalojnë në një fazë të re të marrëdhënieve dypalëshe, në mënyrë që të kapërcehen tensioned dhe konfliktet midis dy vendeve.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, pas përfundimit të vizitës ekspres të homologut të tij grek, shkroi në llogarinë e tij personale në Twitter:

“Falënderova Nikos Dendias, Ministër i Jashtëm i Greqisë, për mbështetjen dhe solidaritetin e shtetit grek dhe popullit grek pas tërmetit shkatërrues. Greqia ishte një nga vendet e para që ofroi ndihmë për Turqinë. Në këto kohë të vështira, një fqinj që jep dorën e ndihmës është një fqinj i vërtetë . ”

Më herët, nga Antiokia, të dy ministrant ranë dakord se “nuk duhet të presim një tërmet për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve”.

“ Prania e Nikos Dendias sot këtu tregon mbështetjen dhe solidaritetin e popullit grek ndaj turqve ”, tha Cavousoglou./albeu.com/