"Me urdhër të Amelisë", Miriami dhe Albani sjellin kartolinën më të ëmbël të festave (FOTO LAJM)
Edhe pak ditë na ndajnë nga festat e fundvitit dhe atmosfera e tyre po ndihet kudo.

Të shumtë janë personat që ndjesitë e kësaj periudhe të bukur i ndajnë në rrjetet sociale dhe tani Instagram-i ndrit nga fotot me dekore festive.

Së fundmi kartolinën familjare e ka ndarë në Instagram edhe Albani, i cili së shpejtdo të bëhet baba për herë të dytë.

Pasi kanë zbukuruar pemën e festave, vajza e tyre Ameli ka kërkuar që si familje të bëjnë një foto.

"Mbasi e dekoruam pemën, me urdhër të Amelisë ju nisim një puthje", shkruan Albani në foton e publikuar.

Me këtë mund të themi se tashmë kemi kartolinën më të bukur për këto festa nga familja Skënderaj.

Familjes së shpejti do i shtohet edhe një anëtar i ri, i cili pritet të vijë në jetë në fillim të vitit 2020.

Shtuar më 10/12/2019, ora 16:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori