Me trëndafil tek "zogu", Bleona tërbon rrjetin (VIDEO)
Pëlqej
Bleona Qereti si rrallëherë ka vendosur që këtë herë të këndojë në gjuhën italiane.

Ajo ka guxuar me këngën “Si di noi”, e cila shumë vite më parë është kënduar nga i famshmi, Pupo.

“Kjo është një nga këngët më të dashura për mua.

Është pak nga muzika me të cilën u rrita si artiste që fëmijë. Kush më njeh personalisht e di që unë kam mësuar italisht vetëm që të kuptoj këtë këngë.

Ende sot e këndoj ‘Su Di Noi’ në çdo koncert timin.

Ndërsa kjo video nuk ishte bërë për t’u publikuar, por me ngjarjet që ndodhën në Malibu, gjithçka mori tjetër kuptim.

Kjo video ka një vend special në zemrën time sepse është xhiruar në një nga plazhet më të bukura në botë.

Doja që ta ndaja me të gjithë si një dhuratë plot dashuri dhe dritë”,shkruan Bleona. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2019, ora 17:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori