"Më thave shpirtin", Rudina Dembacaj humb babain (FOTO LAJM)

Rudina Dembacaj ka ndarë në Instagram lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të babit të saj.

I ati i aktores është ndar nga jeta pasi vuante nga një sëmundje e rëndë siç ajo ka bërë edhe më parë me dije.

”I shtrenjti im, më thave shpirtin! Lamtumirë diell zemre! Shko pranë Zotit, Rexhep Dembacaj’, shkruan Dembacaj, e cila vetëm disa ditë më parë festoi ditëlindjen e 33-të, ku shprehej se atë ditë të shënuar do ta kalonte pikërisht në dyert e spitalit.

Rudina ka treguar ditë pas dite që ka pasur një lidhje shumë të ngushtë me babain e saj, ndërsa së fundi i dedikoi atij dhe një tatuazh në shpatull.

“Tatto dedikuar ty babi, të dua shumë”, ka shkruar Dembacaj krah postimit të saj, si një gjest dashurie për të atin, i cili që nga sot nuk jeton më.

Rudina ka treguar se familja e saj, ka qenë një mbështetëse e madhe në të gjitha vendimet që ka marrë në jetë, ndërsa motra e saj ka qenë dhe shembulli më i mirë që ajo ka ndjekur.

Shtuar më 08/07/2020, ora 13:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori