Me të brendshme super joshëse, s'ju a merr mendja çfarë pret Morena Taraku (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur, Morena Taraku, është emër që komentohet shumë për paraqitjet që bën në rrjetet sociale.

Ajo është shumë e ndjekur në profilin e saj në “Instagram”, aty ku ajo ekspozon jetën luksoze që bën dhe tregon vendet, në të cilat udhëton.

Së fundi, këngëtarja publikoi një fotografi, në të cilën shfaqet e veshur me të brendshme të zeza, duke vënë në fokus fizikun e përsosur.

“Duke pritur për picën time”, ka shkruar Morena, kurse nuk munguan komentet e pëlqimet e shumta nga ndjekësit.

Nga ana tjetër kujtojmë se kënga e fundit e Morenës është “Bad Boy”, të cilën e solli në bashkëpunim me Stresin, ndërsa pritet që shumë shpejt të rikthehet me tjetër projekt.

Shtuar më 27/10/2020, ora 17:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori