Me shumë dashuri nga karantina, Vesa dhe Big Basta sjellin versionin të këngës së njohur (VIDEO)
Si të gjithë njerëzit e tjerë dhe Vesa Luma e Big Basta, së bashku me djalin e tyre, gjenden në karantinë.

Pavarësisht se jetojnë në Zelandën e Re, duket se ky shtet ka marrë të njejta masa si pjesa më e madhe e vendeve të botës kundër koronavirusit, çka i ka detyruar njerëzit të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.

Çifti i artistëve ka përfituar nga koha që po kalojnë bashkë dhe kanë sjellë versionin e tyre të këngës së njohur të Justin Timberlake dhe Jay Z “Holy Grail”, të cilën e kanë titulluar “Karantina Lifestyle”.

Në gati 3 minuta, Vesa këndon refrenin e “Holy Grail” ashtu siç e njohim dhe luan në piano, ndërkohë që Big Basta, i frymëzuar nga situata aktuale ku ndodhemi, repon tekstin që e ka shkruar vetë, që duhet thënë është shumë i fortë dhe real. Pra është në më të mirën e tij, pavarësisht se në kushte shtëpie.

Shtuar më 01/04/2020, ora 17:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori