"Më rrahu derisa u dorëzova", aktorja e famshme akuzon regjisorin fitues të Oskarit
Aktorja e filmit francez Valentine Monnier ka akuzuar regjisorin fitues të çmimit Oskar, Roman Polanski se e ka përdhunuar kur ishte 18 vjeç.

Ajo tregoi se si regjisori e kishte përdhunuar dhunshëm në Gstaad, Zvicër, ndërsa ajo nuk kishte treguar asnjë nga frika se ai do ta vriste.

Në një deklaratë të detajuar të viktimave të lëshuar përmes gazetës Parisien, Monnier e cila tani është 62 vjeç, tha: ‘Në 1975 unë u përdhunova nga Roman Polanski. Nuk kam pasur asnjë lidhje me të, vështirë se e njihja. Ndodhi jashtëzakonisht dhunshëm, pasi ndodheshim në shtëpinë e tij në Gstaad, Zvicër. Ai më goditi, më rrahu derisa u dorëzova, dhe pastaj më përdhunoi. Sapo kisha mbushur 18. Nuk tregova se kisha frikë se do vdisja.”

Regjisori Polanski është ende në kërkim në Amerikë pasi u deklarua fajtor për përdhunimin e një nxënëseje 13-vjeçare në 1977. Pas vendimit të Gjykatë, ai u largua me urgjencë nga vendi.
Shtuar më 09/11/2019, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori