Debate në Kuvend për Ahmetajn, Berisha: E përcolle ti Damian në Kakavijë

Sali Berisha ka folur në Kuvend për largimin e Arben Ahmetajt nga Shqipëria.

Berisha tha se mazhoranca e ndihmoi të arratisej, ndërsa pyeti sekretarin e përgjithshëm socialist, Damian Gjiknuri, nëse e ka shoqëruar Ahmetajn në Kakavijë per tu arratisur.

Sali Berisha: Mblidhemi këtë seancë pasi ka ndodhur akti më i turpshëm më i pashembullt në historinë e një vendi. Figura e dytë e qeverisë është arratisur. Ka vjedhur dhe vetëm vjedhur. Pasi ka mbush baulet duke vjedhur më të varfrit e Shqipërisë ia mbath. Hajdut ordiner. E përcolle ti Damian në Kakavijë Ahmetajn? Në vend që të ulemi dhe të diskutojmë për këtë ngjarje për këtë njeri që iu servir shqiptarëve si njeri i drejtë, zëvendës i Edi Ramës, katër orë para se t’i vinte parlamentit njoftimi, ai mori lajmin dhe ishte në Kakavijë. A ia përcolle ti Damian lajmin apo jo. Çështë ky reagim, i the ti apo jo e njoftove apo to ti Xhaferi , në vend që të dilte këtu kokulur, dhe ti kërkonte falje atyre që u ka dhënë votën, të falar shqiptarë. Smbarojnë kurrë krimet e kësaj qeverie


Shtuar 13.07.2023 10:48

Tags: