"Më quajti k*rvë", Antoneta tregon pse i vuri "vizën" Anduelit
Javën e kaluar Antoneta u largua e vetme nga Përputhen, duke i thënë kështu JO edhe Anduelit. Për herë të parë pas këtij vendimi, Antoneta tregoi arsyet që e dërguan në këtë zgjedhje.

Ajo thotë që një ish-konkurrent i “PërPuthen”, e kishte sharë në rrjete sociale me fjalë fyese, ndërsa Andueli nuk reagoi asnjëherë ndaj tij, por madje ka shkuar dhe është ulur në kafe me të.

Sipas Antonetës kjo sjellje për të vulosi gjithçka, pasi ajo dëshiron që mashkulli që do të ketë në krahë, në të tillë situatë t’i vendoset në mbrojtje.

“Gjatë karantinës i them shqetësimin për një ish-konkurrent që kishte një lloj gjuhe në rrjete sociale karshi meje. Unë i tregova dhe i qava hallet. Më tha që e ka dëgjuar dhe më tha gabim ka bërë. Ai shkon dhe ulet në kafe me të. Unë i them shiko nuk është normale që ti të qëndrosh me miq të tillë që më kanë sharë, kur ne jemi bashkë. Më tha që unë ja thashë, por ai nuk kupton.

Ai nuk duhet të rrinte me një person që më ka sharë mua k*rvë. Të ulesh në tavolinë me një person, që më ka sharë k*rvë. Kjo ishte arsyeja kryesore. Unë i kam bërë pyetjet dhe ai nuk është tipi produktiv.

Nuk më respekton mua në mënyrë indirekte. Unë s’po them që të zihet me njeri, por mos të ulet me një person që më ka sharë mua”.
Shtuar më 05/07/2020, ora 16:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori