"Më plasën ujërat", Sara ve në lojë Ledrin dhe përlotën rrjetin (VIDEO)
Ky skenari që të bësh partnerin me zemër duke i thënë më plasën ujërat, është i famshëm. Qarkullojnë plot video të tilla në rrjet.

Sot ishte radha e Ledrit të provonte shijen e hidhur të një gote uji që Sara e derdhi mbi fustan e mbi dysheme për t’i punuar Ledrit rrengun.

Sigurisht që ai nuk dyshoi aspak që ajo po shtirej. Ndiqni videon që nuk ka hiç nevojë për koment. Ama komente pati plot, nga të njohur e të panjohur.

Dhe të gjithë duan të dinë vetëm një gjë: po kur t’i plasin ujërat vërtet?! Mëkat që s’do kemi dot një video. Sara me siguri do trembet më shumë se Ledri, i cili e bëri praktikën.
Shtuar më 25/11/2020, ora 08:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori