Më parë nuk përballonte çmimet e kësaj marke, tani Arbenita është imazh i saj (FOTO LAJM)

Pasi kërcënoi publikisht fansen e Feros, duke e paralajmëruar të mos merrej me një të dashur të çmendur, Arbenita Ismajli e ka lënë rrjetin të ziejë nga thashethemet për çiftin dhe po vazhdon jetën e saj.

Në një postim në Instastory, modelja ka treguar për herë të parë për fansat një të pathënë nga jeta e saj.

Tashmë ajo është imazh i një prej markave më të njohura të kozmetikës, mirëpo Arbenita dikur s’kishte mundur t’i blinte produktet e asaj marke për shkak të pamundësisë financiare.

Në foton e publikuar në Instastory, portreti i modeles shfaqet në revistën e markës “Avon”, ndërsa vetë Arbenita shkruan krahas postimit:

“Më kujtohet kur s’e përballoja dot të blija produkte kozmetike “Avon”- duke i bërë të gjithë të mendojnë për suksesin e saj.

Kujtojmë se ditën e sotme në rrjet qarkulloi një foto e bisedës së Feros me njërën prej fanseve të tij, të cilës i kërkonte të mbyllte rrjetet sociale dhe të shpërngulej për të jetuar pranë reperit. Megjithatë, Arbenita ende nuk ka reaguar në lidhje me lajmet që po qarkullojnë lart e poshtë për të dashurin e saj.
Shtuar më 20/07/2019, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori