Venera Lumani dhe Lind Islami kanë qenë të ftuar pasditen e sotme tek Rudina për të prezantuar projektin më të fundit muzikor me titull ‘M’flen në shpirt’.
Ndër të tjera artistja ka treguar se si arritën t’ia merrnin llogarinë në ‘Instagram’, duke rënë pre e disa ‘hacker-ve’.
“Isha e lodhur, e sapozgjuar, përgjumësh dhe më kishte ardhur një ‘email’ që kërkonte të rikonfirmoja të
dhënat e mia të ‘Instagram-it’. Unë futa emrin dhe ‘
pasword-in’ dhe që nga ai moment e humba aksesin në ‘Instagram’. Pastaj shkova në udhëtim dhe nuk pata mundësinë ta riktheja. Shumë njerëz që u hoqën
sikur donin të më ndihmonin më futën në më të thella.
Dukej
sikur kishin një lidhje me ‘hacker-in’. Në fund e bëra vetë. Ndoqa të gjitha hapat dhe e riktheva. Kam për të gjithë një mesazh. Mos i besoni asnjë ‘email-i’ që ju
kërkon të
dhënat. Nëse ‘Instagram-i’
kërkon konfirmim ju pyet në profilin tuaj, jo që s’ka nevojë për ‘
pasword-in’ sepse atë e ka”, pohoi
Venera gjatë programit lidhur me këtë ndodhi.
Shtuar më 04/11/2019,
ora 20:48