Zjarr në qendrën e të moshuarve në Kavajë, dëmtohet një person

Foto ilustruese

Një qendër për të moshuar është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë të hënë në qytetin e Kavajës.

Si pasojë është dëmtuar lehtë një e moshuar që qendron në këtë qendërt. Siç njofton policia, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Ndërsa mësohet se flakët janë shuar pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Më datë 23.01.2023, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një qendër për të moshuar.

Si pasojë është dëmtuar lehtë një e moshuar që qëndron në këtë qendër.

Zjarri është shuar pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/albeu.com/


Shtuar 23.01.2023 15:33