Më në fund Arvizu takon Gixharin (FOTO LAJM)

Më në fund ambasadorit Arvizu i është plotësuar dëshira dhe është takuar me aktoren Olta Gixhari. Ishte kjo një nga gjërat që Arvizu e konsideroi si “peng” që nuk e kishte realizuar gjatë qëndrimit të tij 4-vjeçar në Shqipëri.

Këtë ai e shprehu në intervistën e fundit para largimit, të dhënë për gazetarin Sokol Balla. “Keqardhje është se kam shpenzuar 4 vite këtu dhe nuk kam takuar Olta Gixharin.

Do kujtoj me mall që sa herë kam udhëtuar jashtë Tiranës, shpesh në shumë raste jemi të ftuar në shtëpitë e njerëzve, në disa raste e kanë ditur që do shkoja dhe kanë qenë të përgatitur, por në shumë të tjera jo…", u shpreh ambasadori.

Pas kësaj deklarate foli edhe Olta, e cila pranoi që të takohej me ambasadorin, ndërsa ftesën e priste nga ai.

Në “Zonë e lirë”, Arvizu shpjegoi arsyen përse kishte përmendur emrin e aktores gjatë intervistës së tij. Diplomati amerikan tha se e kishte parë disa herë në emisione të ndryshme në TV dhe i erdhi në mendje në atë moment. /albeu.com/

Shtuar më 27/12/2014, ora 09:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori