Me maska dhe dorashka, Meghan dhe Harry fotografohen rrugëve të LA (FOTO LAJM)

Prej disa javësh Meghan Markle dhe Princ Harry janë shpërngulur në Los Angelos për të kaluar në këtë shtet periudhën e pandemisë sē Covid-19.

Ish- çifti mbretëror britanik kanë nisur menjëherë punën vullnetare të bamirësisë duke u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë në këto ditë pandemie.

Meghan dhe Harry janë fotografuar rrugëve të Los Angelos, të pajisur me dorashka dhe maska, duke shpërndarë ushqime në shtëpitë e nevojtarëve.

Të veshur ‘casual’; Meghan me një palë pantallona në ngjyrë kaki, bluzë të zezë, atlete të bardha dhe njē kapele bejzbolli, ndërsa Harry i veshur me stilin familjar bluzë polo, pantallona e kapele.

Ndonëse çifti ka preferuar që punët vullnetare të bamirësisë t’i mbajnë private, paparacët si gjithmonë kanë qenë aty për ‘t’u prishur planet’.




Shtuar më 20/04/2020, ora 13:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori