“Kur futem në garë luftoj”, a do të jetë në Big Brother VIP 3 këngëtari i njohur?

Këngëtari i njohur, Tiri Gjoci, ishte mëngjesin e kësaj të hëne i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për projektet e tij muzikore dhe jo vetëm.

Gjatë kësaj interviste, këngëtari ka treguar interesin për t’u bërë pjesë e reality show-t, “Big Brother VIP Albania”

Sipas Tiri Gjocit, ai është një person që i ka qejf garat dhe ka shumë për të dhënë. Këngëtari i njohur u shpreh se e dëshiron si eksperiencë dhe do që të jetë një ndër banorët e edicionit të tretë të BB VIP.

“Me thënë të drejtën kam shumë qejf më tepër si eksperiencë. Unë jam tip që nuk i kam shumë qejf vendet e mbyllura dhe më duket si një sfidë me veten. Plus jam një tip që e kam shumë qejf garën. Në momentin që futem në garë, ndryshoj dhe luftoj goxha”, tha Tiri.

I pyetur se çfarë mendon se do i jepje “Big Brother”, këngëtari i njohur u shpreh:

“E  para e punës, besoj se kam goxha për të dhënë. Votoni Tiri Gjocin sepse nuk do ju zhgënjejë kurrë! Kam aspekte të tjera që njerëzit nuk ia kanë absolutisht idenë. Tirin e njohin si një njeri serioz, që është mendjemadh, nuk e di pse. Në rast se do futem atje, jam i sigurt që do jetë komplet e kundërta”.


Shtuar 18.09.2023 11:52