Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, ka guxuar gjithmonë me ndryshimet në ‘look-un’ e saj.
Me ardhjen e vjeshtës, duket se ajo ka vendosur sërish të bëjë ndryshime duke i befasuar të gjithë me modelin e flokëve dhe ngjyrën që ka zgjedhur.
Era i ka prerë flokët shkurt me baluke, teksa tregon se është
frymëzuar nga “Mia
Wallace” në filmin e
Quentin Tarantino-s. “Mia
Wallace, por bjonde”, shkruan
këngëtarja.
Fansat kanë shpërthyer menjëherë në komente, duke e komplimentuar për pamjen, që për hir të së vërtetës i shkon shumë.
Shtuar më 05/09/2020,
ora 16:22