“Më kthe xhinset”, Rina i kthehet baby G pas deklaratës
Pëlqej
Situata mes Baby G dhe Rina Balaj duket se është mjaft e nxehtë. Fillimisht Rina e ka quajtur Baby G një këngëtare të dobët, më pas kjo e fundit ka bërë disa deklarata në Instagram, ku e quan Rinën fanse dhe i kërkon ti kthej xhinset që i ka marrë. (lexo këtu).

Pas kësaj, Rina ka hapur një video live në Instagram, ku ka reaguar sërish dhe ka sqaruar ndjekësit në lidhje me situatën me Baby G.

Përsa u përket xhinseve ajo ka thënë se në kohën që kanë qenë pjesë e On Records, vajzat shkëmbenin veshje dhe ka qenë Babay G ajo që i ka marrë një palë xhinse që i pëlqenin.

Më tej Rina ka bërë një status ku shkruan: “Nuk kam kohë për me urry ata që m’urrejnë. I’m too bosy loving the ones who love me. Vazhdojmë me punë” shkruan blitz.al.

Tashmë nuk i dihet nëse Baby G do ta vazhdojë këtë debat apo kjo situatë u sqarua njëherë e mirë.
Shtuar më 10/12/2018, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori