"Më kishin paralajmëruar", e përlotur Meghan tregon sakrificat e martesës me princin
Pas martesës me princin Harry, Meghan Markle ka qenë çdo ditë në qendër të vëmendjes së mediave dhe shpeshherë jo për mirë. Për dukeshën është thënë se nuk respekton rregullat mbretërore, se ka futur në sherr vëllezërit, është komentuar shumë për marrëdhënien me të atin e shumë lajme të tjera.

Mirëpo në intervistën e fundit për "ITV", Meghan ka treguar se miqtë e kishin paralajmëruar se do ishte në qendër të vëmendjes pas martesës me princin. Dukesha u shpreh se që kur u martua me princin, filloi të fshihte emocionet nga fytyra e saj, por nuk ishte përgatitur për interesin e madh të mediave.

"Është e vështirë, nuk mendoj se çdokush do e kuptonte...por kur e takova bashkëshortin tim, miqtë e mi ishin të lumtur sepse unë isha e lumtur, ndërsa miqtë e mi britanik më thanë: 'Jemi të sigurt që ai është i mirë, por nuk duhet ta bësh sepse mediat britanike do ta shkatërrojnë jetën'.

Meghan u shpreh se ajo si amerikane, ishte shumë naive dhe nuk i besoi miqve./xing
Shtuar më 21/10/2019, ora 12:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori