“Me këto fjalë të hutoni ju”, Elvis Pupa shkrin së qeshuri rrjetin me komentet me gruan

Pëlqej
Aktorin Elvis Pupa nuk e kemi parë të jetë pjesë e ekranit që pas mbylljes së programit “M’fal për shprehjen”.

Ai prej kohësh jeton në Amerikë, por vjen afër fansave shqiptarë me komentet që shpesh bën në rrjete sociale.

Kështu këtë herë ka postuar një foto në rrjete sociale ku ndodhet mes shumë shtyllash të vogla.

Teksa kishte shkruar: "E do robi një shtyllë në jetë me u mbështet. Imagjino nivelin e vështirësisë, të luash shtyllash këtu." gruaja e tij me humor i bëri një kompliment romantik:

"Ti je shtylla e shtëpisë o çavo.", duke imituar një prej roleve më të njohura të Visit në Portokalli.

irëpo, komenti i gruas së tij, Belinës, ka marrë menjëherë përgjigjen epike nga aktori.

"Me këto fjalë të hutoni ju."- ja ka kthyer Visi bashkëshortes, koment i cili ka shkrirë së qeshuri ndjekësit. /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori