Me kë ta ketë Dojna? Moderatorja zbulon dy gabimet që përsërit vazhdimisht (FOTO LAJM)

Dojna Mema, herë pas here zbulon gjëra rreth vetes, për të cilët njerëzit janë kureshtarë të dinë. Në pyetje-përgjigjet e fundit të bëra në Instastory orë më parë, moderatorja e "Pop Culture" tregoi ndër të tjera, 2 gabimet më të shpeshta që bën.

"Cili është gabimi që përsërit më shpesh dhe thua gjithnjë që është hera e fundit?"- e pyet dikush.

Siç mund t'jua marrë mendja, edhe gabimet njerëzore të Dojnës janë njësoj me ato të shumicës prej nesh.

"Të jap një mundësi të dytë për njerëz të cilët e di që do të më zhgënjejnë prapë dhe të punoj të dielave."

A s'ju tingëllojnë familjare? Sa herë keni besuar në ndryshimin e tij/saj dhe jeni gjendur sërish në pikën e fillimit?

Shtuar më 16/09/2019, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori