“Motra ime ka nevojë për mua”, pas daljes nga BB VIP, Valbona Mema ka edhe një mesazh për banorët (VIDEO)

Valbona Mema la një itë më parë garën në Big Brother Vip Albania. Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja tregoi se e motra është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ajo zgjodhi të ishte pranë saj. Por ky postim u fshi për pak minuta nga vetë këngëtarja

“Fatkeqësisht rrugëtimi im përfundoi ktu. Familja është më e rëndësishme se një loje. Motra ime ka nevojë për mua pasi është e shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Më ngelet të them nga zemra faleminderit për të gjithë suportin që më keni dhënë. Ishte eksperienca më e bukur e jetës sime. Fitoftë më i miri. Mirënjohje pa masë për ju”, shkruante Valbona.

Por sot ajo ka bërë një tjetër reagim.Kësaj here ka diçka për të thënë për banorët me të cilët bashkëjetoi për rreth një muaj.

Krahas një videoje, ku banorët po përshëndesin Valbonën, kjo e fundit ka shkruar: “Faleminderit. Ishte eksperiencë shumë e bukur, mbi të gjitha ta kaloja bashkë me ju. Do më mungoni shumë.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Valbona Mema (@valbonamemaofficial)