"Më kanë përdorur", Arbenita hedh hapur "thumbat" në Instagram (FOTO LAJM)

Modelja Arbenita Ismajli është një ndër emrat më të lakuar në media që prej bërjes publike të lidhjes së saj me reperin Fero.

Si “Tom dhe Xherri”, telenovela e tyre e dashurisë na vjen herë me ndarje e herë me ribashkime, por duket se gjërat s’janë aq mirë së fundmi mes çiftit.

U bë kohë që Arbenita dhe Fero s’ndiqen në Instagram, madje ky i fundit e ka çaktivizuar llogarinë e tij pa lajmëruar më parë fansat që janë bërë merak për të.

Nga ana tjetër, modelja bukuroshe nuk i kursen thumbat në rrjete sociale të cilat nëse nuk i ka me reperin, s’dimë me kë i ka tjetër.

Vetëm pak minuta më parë, Arbenita ka plasur “bombën” me foton e fundit që ka publikuar, duke lënë të kuptohet se personat pranë saj e kanë përdorur.

“Disa njerëz do të të “duan” për aq kohë sa mund të të përdorin. Besnikëria e tyre përfundon kur përfundojnë edhe benefitet.”- janë fjalët që na bënë tepër kuriozë.

Shtuar më 23/09/2020, ora 09:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori