"Më kanë kërkuar foto me rroba banje", vajza e ish-deputetes shqiptare jep lajmin e madh (FOTO LAJM)
Ajo është një ndër vajzat më të përfolura të showbizit kjo për shkak të fizikut dhe fotove që ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Ada Deda ka filluar të merret me modeling që prej moshës 16-vjeçare një pasion me të cilin vijon të jetë e lidhur fort dhe të realizojë qëllimet e saj, por pa lënë pas dore studimet për gazetari.
Ajo është
vajza e ish deputetes së PD-së, Albina Deda dhe konsiderohet si një prej vajzave më të bukura.
E ftuar në “Wake Up”, Ada ndau edhe një lajm ekskluziv. Bukuroshja tha se në fillim të pranverës do të firmosë me firmën luksoze të të brendshmeve, “LA PERLA”.
“Nuk e kam ndarë me asnjë, as në Instagramin tim, po e them për ju. Pas shumë e shumë kërkesave, kam rënë dakord për të bashkëpunuar me një kompani ndërkombëtare.
Në fillim të pranverës kam firmosjen e kontratës, është një firmë e shtrenjtë e ‘lingerie’, ‘LA ‘PERLA. Jam shumë e lumtur. Të kërkojnë
foto pa flitra dhe kërkojnë fytyra që nuk janë shumë të konsumuara. Më kanë kërkuar
foto me rroba banje”, bëri të ditur
vajza e ish-deputetes.
Shtuar më 22/01/2021,
ora 10:13