“Më jep një shans”, moderatorja merr dhuratë anonime LIVE
Moderatorja Dajana Shabani ka marrë një surprizë LIVE në emision.

Asaj i kishin dërguar një buqetë me lule rozë dhe një pusullë pa emër, e cila kishte një mesazh të cilin Dajana e lexoi me zë të lartë.

"Më jep një shans"- shkruhej në pusullën për të cilën ajo u bë kurioze të mësonte se kush e kishte dërguar.

"E para njëherë, guxim shumë i madh, se zakonisht më kanë sjellë dhurata dhe lule dhe mi kanë lënë në recepsion. Domethënë duket sikur është futur mik shumë i madh për të ma sjellë deri këtu.

E dyta, ka gjetur që ngjyra ime e preferuar është roza dhe duket sikur dikush më njeh dhe po bëhem realisht kurioze.

E treta pastaj, dashuroj shumë këto burrat që bëjnë surpriza dhe sigurisht që fakti që pranova lulet s'do të thotë që do të jap një shans. U shtofshin burrat si ty, ose gratë."- ka thënë Dajana duke qeshur. /albeu.com/
Shtuar më 27/11/2018, ora 08:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori