“Më injoruan”, Treisi rrëfen prapaskenat e Miss Universe (FOTO LAJM)

Pëlqej
"Kam një pyetje unë. Po të isha unë Tajlanda dhe të shihja që i gjithë populli im shkon pas Trejsit, do isha bërë me nerva me thënë të drejtën. Si reagonte ajo e Tajlandës?"- e pyeti Fatma nw Intv pwrfaqwsuesen e Miss Shqipwria Trejsi Sejdini.

"Po, por një miss nuk duhet të jetë egoiste. Nqs ti shfaq një grimcë egoizmi brenda vetes, next, tjetri. Reagime drejt për së drejti, ndoshta kur kemi qenë në prani të produksionit, jo. Por kur kemi qenë personalisht, nuk është se kam pasur një reagim konkret, por që thjesht nuk më kanë kushtuar rëndësi. Unë kam qenë prezente dhe unë kam qenë inekzistente në të njëjtën kohë për vajzat."- ka rrëfyer Trejsi.

"Si e ke mbajtur veten? Unë do e kisha rrahur aty."- vazhdon Fatma.

"Nqs do isha para dy vitesh edhe e kisha bërë ndonjë lëvizje, por tani them me mendjen time 'Gjithçka ndodh për një arsye dhe unë jam epiqendra e arsyes. Kështu që më pëlqen të jem epiqendra."- është përgjigjur Trejsi ndërkohë që të dyja kanë nisur të qeshin. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2019, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori