"Më imagjino mbi trupin tënd", reperi amerikan i "çmendur" pas Flaka Krelanit (VIDEO)
Flaka Krelani publikoi së fundmi këngën e saj më të re në bashkëpunim me Young Noble, reperin e grupit të 2Pac "Outlawz". Kënga mban titullin "Playa" dhe u pëlqye shumë nga publiku.

Në një intervistë për "Prive", Flaka tregoi se bashkëpunoi shumë lehtë me Young Noble dhe ai pranoi brenda 24 orëve të bënin këngën. Mirëpo pasi është njohur me Flakën, reperi amerikan duket se është çmendur pas saj sepse në tekstin e këngës tërheq vëmendjen një pjesë ku ai shprehet: “Flaka Krelani, më imagjino mbi trupin tënd”.

Mbi këtë pjesë, Flaka u shpreh në intervistë: "Meqenëse është love story, ka pasur edhe ai të drejtën ta shpreh imagjinatën e tij, meqë nuk më ka parë live e lashë".

Shtuar më 21/01/2020, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori