Me gjashtë ditë, "Me tana" e Elvana Gjatës thyen rekord?
Festivali i Këngës bëri bujë këtë vit pa nisur ende mirë. Që kur morën drejtimin artistik Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, artistët dhe publiku gjenin diçka të re për t’u ankuar. Kur u publikuan këngët pjesëmarrëse ama, të gjitha këto u harruan.

Si rrallëherë, interesi për Festivalin e Këngës ishte i lartë dhe kjo u vu re në klikimet e artistëve në kanalin e RTSH në YouTube. Menjëherë u vu re popullariteti i Elvana Gjatës, Arilena Arës, Era Rusit etj.

Sot, mund të themi pa dyshim që Elvana ka thyer rekord. Ndër këngët e publikuara nga RTSH, “Me tana” është kënga më e klikuar me plot 2 milionë e ca shikime.


Më parë këtë vend e mbante “Fairytale” e Eneda Tarifës me 1.2 mln që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision në vitin 2016. Pra, janë klikime të akumuluara përgjatë tre viteve. Ndërsa “Me tana” i grumbulloi klikimet për më pak se një javë shkruan anabel.

Në vend të tretë në kanalin e RTSH ndodhet një recetë për bakllavan që përgatitet pë mbrëmjen e ndërrimit të viteve.
Shtuar më 15/12/2019, ora 17:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori