Me fytyrën e gjakosur dhe të fashuar, këngëtarja poston fotot pas aksidentit (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur, Sophie Ellis Bextor, ka pësuar së fundmi një aksident me biçikletë. Nga ky aksident, 41-vjeçarja ka marrë plagë të rënda.

Bëhet e ditur se ajo ka qenë së bashku me bashkëshortin duke udhëtuar me biçikletë në Londër, kur është përplasur në tokë, duke marrë plagë të shumta në fytyrë. Këngëtarja është dërguar menjëherë në spital.

Ndërkohë në profilin e saj në “Instagram”, Sophie tregon se është mirë dhe pse pak e mërzitur dhe e lënduar. Ajo gjithashtu falënderon të gjithë personat që i kanë shkruar për t’i uruar shërim të shpejtë, e shprehet se ka qenë kjo arsyeja se pse ka bërë këtë postim.

“Unë rrëzova natën e kaluar në ‘Thames’ me biçikletën time gjatë një shëtitje. Unë jam mirë, thjesht pak e mërzitur dhe e lënduar. Unë dua të falënderoj stafin e ambulancës dhe stafin në spitalit (ku kam lindur) që më ngjitën përsëri. Unë gjithashtu dua të falënderoj Lucas, Colin, Josh dhe Willoë që ishin 4 vrapues që ndaluan dhe ndihmuan @richardjonesface kur lëndova veten”, shkruan ajo krahas fotos ku tregon se si është transformuar pas plagëve që ka marrë nga rrëzimi nga biçikleta.

Shtuar më 04/06/2020, ora 11:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori