Me fotot e papublikuara, Xhensila i bën Besit dedikimet më romantike që keni parë (FOTO LAJM)

Ata janë padyshim një ndër çiftet më të dashur të ekranti shqiptar dhe sot, në 35 vjetorin e lindje së Besit, Xhensila nuk mund të mungonte me urimin e saj më unik.

"Do të më mungoje edhe nëse nuk do të takoja kurrë."

"Momentet më të lumtura në jetë i kam kaluar me ty dhe falë teje."

"Sot ti feston 35 vjeç, por shpirti yt vazhdon të jetë 3,5 vjeç".

"Kraharori i paqes, aty ku mbështetem pa frikë."

Ishin këto disa nga dedikimet romantike që Xhensila zgjodhi me kujdes për të uruar partnerin e saj, por u sigurua që bashkë me to të postonte edhe disa foto të Besit krahë saj dhe me Ajkën në krahë, që i publikoi vetëm sot për herë të parë./albeu.com/

Shtuar më 20/11/2020, ora 09:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori