Me foto të reja, Klea Huta konfirmon martesën me Elgitin: Kam ëndërruar për ty (FOTO LAJM)
Klea Huta dhe Elgit Doda janë zyrtarisht burrë e grua. Përmes disa postimeve në Instagram, ata deklaruan se i kanë thënë “po” njëri-tjetrit.

Është ende e paqartë se kur ndodhi ceremonia, por nisur nga fotot, u mbajt në shkretëtirën Agafay, Marrakesh, Marok.

"Që e vogël kam ëndërruar për ty!
Që e vogël doja dikë si ti kur të isha e madhe!
Kemi kaluar ditë të mira e jo të mira, por gjithmonë të kam patur pranë e kam qenë pranë teje. Në të mirë e në të keq.
Kur flas për ne edhe ndonjë lot gëzimi mi njom faqet. Të dashuroj bashkëshorti im.
Zoti na bekoftë dhe syri i keq mos na paftë!", shkruan Klea Duke mrekulluar fansat./albeu.com
Shtuar më 27/01/2020, ora 16:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori