Me foto private dhe romantike, futbollisti 21-vjeçar uron për 41 vjetor Adriana Matoshin (FOTO LAJM)

Adriana Matoshi prej kohësh nuk po i ndahet titujve kryesorë në media dhe jo vetëm në atë rozë, por së fundmi i është bashkuar edhe politikës.

Aktorja e njohur, që kandidon tashmë si deputete e partisë Vetëvendosje feston ditën e sotme 41 vjetorin e lindjes.

Patjetër që mes urimeve të shumta, vëmendjen e merr urimi i të dashurit të saj të bujshëm, Keith Groeneveld i cili është 20 vite më i ri se aktorja.

Futbollisti 21-vjeçar ka uruar partneren me pamje mjaft të veçanta së bashku.

"Gëzuar ditëlindjen dashuria ime", shkruan Keith krah fotove private dhe romantike me Adrianën./albeu.com/
Shtuar më 05/02/2021, ora 11:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori