Ribashkohen “Meli”, “zyshë Besa” dhe “Zana”, shikoni si duken sot aktoret e mirënjohura shqiptare (FOTO LAJM)

Tri aktoret e dashura të skenës shqiptare Rajmonda Bulku, Elida Janushi dhe Marjeta Ljarja, të cilat në titull kemi dashur t’i identifikojmë me emrat e disa prej personazheve të njohura që kanë portretizuar ndër vite, janë takuar pas një shfaqjeje teatri, me njëra- tjetrën. Këtë e ka treguar vetë Bulku përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Bulku, Janushi dhe Ljarja janë aktore të cilat i kanë dhënë shumë skenës shqiptare. Të gjithëve dhe në çdo kohë vazhdojnë të na impresionojnë filmat shqiptarë si Dimri i fundit, Zonja nga qyteti në të cilat ka spikatur aktorja Raimonda Bulku. Filmi Njerëz dhe Fate me aktoren Marjeta Ljarja apo Pallati 176 me aktoren Elida Janushi.

Të para të tria bashkë, shumë në formë dhe të bukura si gjithmonë, aktoret e mirënjohura vazhdojnë të na sjellin emocionet e skenës.