Me fjalët më të bukura, Aurela Gaçe uron njeriun e zemrës për ditëlindje (FOTO LAJM)
Aurela Gaçe dhe motra e saj Blerta, prej kohësh jetojnë larg njëra-tjetrës duke qenë se Aurela vazhdon karrierën e suksesshme në Shqipëri si këngëtare, ndërsa Blerta atë në New York në fushën e teatrit dhe aktrimit. Ditën e sotme, ajo ka festuar ditëlindjen dhe Aurela si motra më e madhe ka bërë një urim publik tepër të veçantë.

“Gëzuar ditën e lindjes motra ime. Më mungon shumë. Do doja të ishte këtu të festonim bashkë. Do merrte motra një qyp, ose legenat dhe tenxheret siç bënim kur ishim të vogla, motra këndonte e ti kërceje. Edhe 100 pusha ime, dashuria ime, e vogla e familjes që u rrite u bëre e zonja e vetes në çdo aspekt të jetës. Jam krenare për ty Blerta. Emrin ta ka vendosur motra e madhe, se mos harron”, ka shkruar këngëtarja shqiptare krahas fotos ku shfaqet me motrën e saj të vogël.

Aurela e ka treguar gjithmonë se ajo dhe motra e saj kanë një lidhje të ngushtë. Pavarësisht faktit që jetojnë shumë larg njëra-tjetrës, kur bashkohen ato janë të pandashme. Kujtojmë se Blerta ka eksperimentuar disa herë në tregun muzikor në Shqipëri, megjithatë suksesin e vërtetë e ka arritur në Amerikë.
Me fjalët më të bukura, Aurela Gaçe uron njeriun e zemrës për ditëlindje (FOTO LAJM)

Shtuar më 18/07/2019, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori