"Me fat që jam në këmbë", Drake jep lajmin e hidhur pas operacionit të vështirë
Drake ka dhënë një lajm të
hidhur për adhuruesit e tij.
Reperi kanadez ka njoftuar shtyrjen e albumit të gjashtë “Certified Lover Boy” pas një dëmtimi serioz në gju dhe
operacionit pasues. “Kisha planifikuar të publikoja albumin tim këtë muaj, por midis
operacionit dhe rehabilitimit energjia ime i ishte kushtuar shërimit,” shkroi ai.
“Jam i bekuar që jam përsëri në këmbë duke u ndjerë shkëlqyeshëm dhe i përqendruar në album, por CLB nuk do të lacohet në janar.”, shtoi më tej
reperi. Megjithatë, krijuesi i hitit “The Laugh Now Cry Later” siguroi fansat se projektet e tij të reja do të publikohen së shpejti. “Unë pres që ta ndaj me të gjithë në 2021,” tha ai.
Shtuar më 22/01/2021,
ora 16:18