Më e bukura e Shqipërisë një nënë e rreptë?
Pëlqej
Ka qenë gjithnjë e rezervuar për jetën e saj private dhe një këtë e ka nënvizuar edhe vetë në intervista të ndryshme.

Por tashmë ish-missi shqiptar Valbona Selimllari ka vendosur ti ekspozojë më tepër fëmijët e saj, e sidomos djemtë.

Në një intervistë për “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj, ajo ka zbuluar se çfarë ndjesie është të jesh nënë dhe disa detaje për marrëdhëniet me fëmijët.

Pjesë nga biseda

Valbona Selimllari: Për mua mëmësia është bekimi më i madh që i falet një femre dhe mua nëse do donim ta shpjegonim apo ta përkthenim atë ndjesi, fjalët do ishin shumë të varfra për ta shprehur. E qënuara nënë është bekimi më i madh dhe unë jam shumë e lumtur që jam.

Rudina Dembacaj: Si është të jesh nënë e tre fëmijëve?
Valbona Selimllari: Të qënit nënë është shkollë më vete. Është shkolla më e vështirë e jetës, absolutisht.

Rudina Dembacaj: Çfarë nëne je?

Valbona Selimllari: Jam një nënë relativisht e rreptë, por më pëlqen që me fëmijët të bëj bisedë, të bëj argument, ti dëgjoj. Ndonjëherë më duhet të marr vendime që nuk i pëlqejnë.
Shtuar më 27/05/2018, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori