“Me dy këngë mbushet clubi”, fenomeni Tayna sjell dissin e ri
Reperja e njohur shqiptare Tayna ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm që pas publikimit të këngës “Columbiana”.

Ajo është kthyer shumë shpejt në një nga personazhet më të komentuara në media dhe këngët e saj kanë miliona klikime në Youtube.

Bukuroshja brune është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ka shumë fansa që e ndjekin duke marrë kështu edhe tickun zyrtar në Instagram.

Aq shpejt mori famë Tyana, sa papritur është kthyer në një fenomen.

Vetëm 24 orë më parë Tayna ka sjellë këngën Fake që ka marrë 1 milionë klikime dhe ndër të tjera bie në sy fraza "Me dy këngë mbushet clubi".

Tayna duket se e ka marrë me shumë vrull dhe po i rreshton sukseset një më një. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2018, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori