"Më dilte gjumi në mes të natës", Albana tregon fillimet me fondacionin e bamirësisë
Pëlqej
Moderatorja shumë e dashur për publikun dhe nismëtarja e “Ti je një luledielli”, Albana Osmani ka rrëfyer në “Xing me Ermalin” si nisi fondacioni që synon grumbullimin e të ardhurave në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut.

Albana tregoi se çohej natën me gjymtyrët e ftohtë dhe i lutej Zotit t’i jepte forcë për të vazhduar.

“Kur them që është thirrje nga Zoti e them me gjithë forcën e shpirtit tim. Ka patur netë që më dilte gjumi në mes të natës sepse më ftoheshin gjymtyrët, futesha në dush dhe ngrohja trupin dhe shpirtin. Thoja Zot më jep forcë nga forca jote sepse e imja është mpakur që të vazhdoj ditën nesër me po të njëjtën kurajo.

Unë nuk kam bërë ndonjë gjë të madhe, realisht kam bërë një gjë shumë të vogël. Po citoj një shprehje të Nënë Terezës: Të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe atëherë ky është kuptimi”, u shpreh Albana e përlotur.
Shtuar më 16/12/2018, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori