Me dedikimin më romantik ndonjëherë, biznesmeni lë pa fjalë Fjolla Morinën (FOTO LAJM)

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave pasi bënë publike romancën e tyre. Biznesmeni ka treguar gjithnjë se është shumë romantik dhe shpeshherë e surprizon këngëtaren me dhurata dhe dedikime prekëse.

Së fundmi, biznesmeni ka shkruar disa fjalë të ëmbla për partneren e saj përmes një postimi në Instagram. “Personi i parë që më vjen në mëngjes kur të zgjohem, është arsyeja e lumturisë time… Unë jetoj me gjysëm zemre…sepse gjysmën tjetër e ke TI!”, ka shkruar Syla.

Fjolla ka qenë kryefjalë e mediave kohët e fundit, pasi u kap me dy pistoleta në pikën kufitare të Morinës. Këngëtarja pranoi autorësinë e armëve duke thënë se i kishte harruar në çantë, ndërsa shoqërohej me partnerin Syla dhe shoferin Fitim Muji.

Shtuar më 03/12/2020, ora 09:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori